« Retour au blog de albainfo

Josip Kuzhe: E ndjeja se do tė zgjidhesha unė

“Qė pas takimit tė parė me drejtuesit shqiptarė pashė se lashė njė pėrshtypje shumė tė mirė. FSHF ka mendim tė jashtėzakonshėm pėr Oto Bariēin. Nė garė edhe kroati tjetėr, Vlak

Bledar KUKA- Josip Kuzhe e kishte njė bindje tė fshehtė brenda vetvetes qė pas takimit tė parė me drejtuesit e Federatės Shqiptare tė Futbollit (FSHF) se do tė ishte ai trajneri i ri i Shqipėrisė. Kėtė e rrėfen nė njė intervistė pėr gazetėn kroate, “Jutarnji List”, sė cilės i tregon edhe ndikimin vendimtar tė Oto Bariēit.

Kroati shpjegon se pati njė takim dyorėsh me shqiptarėt (normalisht me presidentin Armand Duka). “Besova qė pas takimit tė parė qė prezantimi im dyorėsh la pėrshtypje tė mirė tek drejtuesit e federatės, - shprehet Kuzhe, - por mė pas u shfaqėn kandidatė tė tjerė si dhe hynė nė histori edhe njerėz tė futbollit qė nuk janė nė atė lartėsi qė duhen (tė ashtuquajtur menaxherė).

Nė listėn e 35 emrave ishte edhe njė kroat qė nuk ėshtė shfaqur nė shtyp, por qė gazeta “Korrieri” e ka pėrfshirė nė njė listė trajnerėsh kroatė qė mund tė vėzhgoheshin pėr kombėtaren, listė botuar mė 21 prill tė kėtij viti. Bėhet fjalė pėr Marijan Vlakun, trajnerin 54-vjeēar qė aktualisht ėshtė pa detyrė, por qė deri nė fillim tė marsit tė kėtij viti ishte nė krye tė Dinamos sė Zagrebit.

Takimi i pėrmendur mė sipėr mes Dukės dhe Kuzhes ka ndodhur 3 javė para se presidenti i FSHF-sė tė bėnte zgjedhjen, pra rreth datės 29 prill. Sėrish nė vendimin e Dukės ndikoi fjala e legjendarit Oto Bariē, qė largoi si me magji jo vetėm konkurrentėt e tjerė, por edhe dyshimet lidhur me tė kaluarėn e turbullt tė Kuzhes jashtė futbollit.

“Drejtuesit e Federatės Shqiptare tė Futbollit kanė mendim tė jashtėzakonshėm pėr Bariēin, - u shpreh Kuzhe, - shumė herė mė pėrsėritėn se ēfarė trajneri i shkėlqyer u tregua ai dhe sesa ndikim pati nė zhvillimin e kombėtares shqiptare. Oto foli mirė pėr mua dhe kėshillat e tij patėn ndikim vendimtar”.

Gazeta kroate bėn shaka me numrin e madh tė kandidaturave pėr detyrėn e lėnė nė mes nga Ari Hani. “Kjo maratonė bisedimesh u shenjua nga invazioni i kandidatėve, a thua se shqiptarėt e kėrkuan nėpėrmjet portalit “mojposao” (puna ime – adresė kroate pėr kėrkim pune).

Kuzhe thotė se parashikon qė tė punojė pėr 2.5 vjet nė Tiranė, ndėrsa pohon se njeh tė paktėn dy lojtarė shqiptarė me tė cilėt ka punuar, Erion Bogdanin dhe Ervin Skelėn. Me Bogdanin punuan tek NK Zagrebi ndėrsa me mesfushorin e sotėm tė Kotbusit kur ky ishte te Kemniceri.


--------------------------------------------------------------------------------

“Portugalia, Danimarka, Suedia kanė rėndėsi”

“Viti i parė, - thotė Kuzhe, - ėshtė vit njohjeje dhe rrahje mendimesh. Skuadra nuk ka mundėsi tė shkojė nė Botėrorin e Afrikės sė Jugut, por kjo nuk do tė thotė se ndeshjet ndaj Danimarkės, Portugalisė dhe Suedisė nuk kanė rėndėsi. Nė fund tė fundit, na intereson rezultati sportiv”.

--------------------------------------------------------------------------------


Kuzhe sjell edhe trajnerin e Shpresave: Xhemal Mustedanagiē

-Duket se trajnerėt kroatė do tė marrin krejtėsisht pėrgjegjėsinė nė futbollin shqiptar sepse keni propozuar si trajner tė Shpresave Xhemal Mustedanagiēin, aktualisht skaut i Dinamos sė Zagrebit.
“Besoj se do tė jetė trajner i ekipit tė Shpresave, por nėse kjo pėr arsye tė ndryshme nuk bėhet, ai do tė jetė ndihmėsi im”.

-Thuhet se Federata Gjermane e Futbollit ndėrhyri pėr tė caktuar njė trajner tė sajin (ndoshta Lorantin apo Zidken).

“Trajnerėt kroatė janė mes mė tė mirėve nė botė, E di qė kur kam qenė nė Japoni. Problemi ėshtė se skena kroate ėshtė e vogėl. Nuk kemi kaq shumė marketing, federata jonė nuk ka kaq fuqi sa disa federata tė tjera evropiane apo botėrore”.

-Pse kaq shumė emra trajnerėsh kroatė nė listėn shqiptare?

“Shqiptarėt kėmbėngulėn qė trajneri tė ishte nga kėto anė. Kanė pasur edhe gjermanė e holandezė, por Oto Bariē ka lėnė shenjė tė thellė”.

-Njė pyetje jo e kėndshme. A prishi punė e kaluara juaj?

“Nuk dua tė flas pėr jetėn private. Askush nuk ka tė drejtė tė hyjė nė tė. Kam njė familje tė shkėlqyer, ku jetoj i lumtur, plot me dashuri. Shumėkush do tė ishte me fat tė kishte njė familje tė tillė. Gjithnjė kam mbėshtetje, familja ėshtė forca ime”.

-Kur shkoni nė Shqipėri?

“Tė premten (sot). Synimi ynė ėshtė i pėrcaktuar, eliminatoret e Euro 2012. Shqipėria ėshtė aktualisht “klasė e katėrt” nė eliminatoret evropiane, por ka shumė lojtarė tė rinj interesantė, ka shumė ambicie ndaj edhe pėr mua kjo kombėtare ėshtė nxitje e madhe. Besoj se do tė bėj punė tė mirė”.
Pėrgatiti nga “Sportalica.net” Bledar Kuka


Bariē: Shqiptarėt deshėn Bllazheviēin, Kranjēarin

“Josip Kuzhe ishte veēse opsioni i tretė i shqiptarėve”. Kėshtu shprehet Oto Bariē pėr gazetėn “Javno”. “Mė pyetėn pėr Ēiron (Mirosllav Bllazheviēin), por u thashė se ai ėshtė me Bosnjė-Hercegovinėn, pastaj mė pyetėn pėr Cicon (Zllatko Kranjēarin), i thashė se kishte shkuar nė njė klub sllovak, pastaj mė pyetėn pėr Kuzhen dhe i thashė se ėshtė njeriu i duhur”, - shpjegon Herr Oto.

“Ata (shqiptarėt) janė kombėtare e rangut tė tretė ose tė katėrt nė Europė dhe nė grup gjithnjė kanė dy ose tri kombėtare tė forta, - vazhdon Oto Maksimale, - por kjo nuk e pengon federatėn shqiptare qė tė synojė gjithnjė kualifikimin pėr nė njė turne tė madh”. Mė pas ai shton se “pikėrisht kjo ishte arsyeja qė ika sepse nuk mund t'u premtoja njė sukses tė tillė me njė kombėtare qė realisht nuk e ka atė cilėsi qė tė ndodhet mes mė tė mirave”.


Xhemal Mustedanagiē: Synojmė Euro 2012-ėn

Ai qė ende nuk ėshtė bėrė as ndihmės i Kuzhes dhe as trajner i Shqipėrisė U21, pra Xhemal Mustedanagiē, jep deklarimet e para si “shqiptar”. Gazeta “Javno” e telefonon dhe ai hidhet menjėherė nė sulm: “Kėtė edicion nuk ka shanse, por nė eliminatoret e Euro 2012-ės duhet tė synojmė gjėra mė tė mėdha, historike”. “Mund tė jem trajner i Shqipėrisė U21, skaut ose ndihmės i Kuzhes siē kemi bėrė tek Dinamo me Eduardon, Ēorlukėn, Modriēin e tė tjerė”, - pėrfundon ai.
[ Ajouter un commentaire ] [ Aucun commentaire ]

# Posté le dimanche 24 mai 2009 05:19

« Article précédent : Josip Kuzhe, pasuesi i Ari Hanit?

Article suivant : Salihi: “Presionin e kanė kundėrshtarėt tanė” »