“I kam tė gjitha cilėsitė e duhura pėr tė drejtuar Shqipėrinė, pėr tė pėrzgjedhur lojtarėt dhe bėrė njė ekip tė mirė. Synimi im ėshtė qė ta pėrmirėsojė sa mė shumė kėtė ekip. Kam ambicie tė mėdha”. Deklarata ėshtė e trajnerit kroati Josip Kuzhe (57 vjeē, 27 vjet eksperiencė si trajner), qė mesa duket ka fituar “betejėn” me bashkėkombasin e tij Ilija Lonēareviē (65 vjeē) dhe austriakut Peter Pakult (50 vjeē) pėr vendin vakant nė krye tė Kombėtares pas shkarkimi tė holandezit Ari Han (15 prill 2009).
Ish-trajneri kampion i Dinamos sė Zagrebit (2006), por me njė eksperiencė punė nė Gjermani, Australi e Japoni, i vlerėsuar si njė teknik inteligjent, pati njė takim “kokė mė kokė” me presidentin e Federatės Shqiptare tė Futbollit, Armand Duka, me tė cilin mesa duket ka gjetur dhe akordin formal, qė rezultoi edhe njė konferencė tė improvizuar shtypi nė ambientet e selisė sė futbollit shqiptar, ku shfaqi edhe disa nga idetė e tij.
“Gjithė kohės qė Oto Bariē ka qėndruar nė Shqipėri, kam ndjekur vazhdimisht rezultatet e kombėtares suaj. Bariē mė ka folur gjithmonė shumė mirė pėr futbollin shqiptar. Ishte ai qė mė shprehu dėshirėn qė unė tė bėhesha trajneri i Shqipėrisė, duke mė shpjeguar shumė gjėra tė tjera”, - tha Kuzhe, pėr tė cilin ka dhėnė konsiderata pozitive edhe ish-trajneri i Kombėtares shqiptari, Oto Bariē.
“Synimi mė i madh pėr mua ėshtė, qė nėse do tė jem nė krye tė Shqipėrisė, parėsore ėshtė tė kem rezultate. Oto Bariē mė ka shpjeguar qė me Shqipėrinė mund tė kesh arritje tė mėdha”, - thkesoi Kuzhe.
Tekniku i ri (me 90 pėrqind Kuzhe), i pesti qė do tė drejtojė Shqipėrinė qė nga viti 2002, do tė udhėheqė Kombėtaren shqiptare tė futbollit pėr tri ndeshjet e mbetura pėr eliminatoret e Botėrorit 2010 e komplet fushatėn kualifikuese tė Kampionatit Europian 2012.
Kuzhe, njė adhurues i yllit tė Milanit, brazilianit Kaka, ka pranuar mesa duket 300 mijė eurot e kontratės e e me “sakrificėn” pėr ca muaj mė shumė qėndrimi nė “karantinėn” shqiptare.
“Kam qenė unė ai qė kam marrė Erjon Bogdanin tė Rijeka nė vitin 1999, duke besuar se ai ishte njė lojtar i talentuar. profili qė unė kam nė kokė pėr njė futbollist si Erion Bogdani, mė ndihmon shumė pėr tė krijuar njė ide pėr lojtarėt e tjerė shqiptarė.
"Mua mė pėlqen individualizmi te lojtarėt dhe pėr kėtė mund tė them se lojtarėt shqiptarė janė individualistė tė mirė. Janė tė bukur nė lojėn e tyre, janė atraktivė. Por nė anėn fizike, pra tė kondicionit tė tyre, janė mundėsitė pėr t'u pėrmirėsuar”.
Mė 6 qershor, Shqipėria do tė ndeshet me Portugalinė pėr eliminatoret e Botėrorit, dhe trajneri i ri ka vetėm 20 ditė nė dispozicion pėr tė pėrgatitur ndeshjen, teksa ėshtė e natyrshme qė lista e lojtarėve do t'i propozohet nga FSHF-ja.
“Synimi mė i madh pėr mua ėshtė, qė nėse do tė jem nė krye tė Shqipėrisė, parėsore ėshtė tė kem rezultate. Oto Bariē mė ka shpjeguar qė me Shqipėrinė mund tė kesh arritje tė mėdha. Siē e tha edhe presidenti (Duka), unė jam njė nga kandidatėt e mundshėm pėr tė drejtuar kombėtaren.
"Nėse do tė jem trajner i Shqipėrisė, vij pėr dy arsye tepėr tė forta: sė pari, pėr anėn profesionale dhe sė dyti, dua tė fitoj nė drejtimin e Shqipėrisė. Dua tė arrij rezultate shumė tė mira. Jam i lumtur nėse do tė jem dhe se dua qė tė jetoj nė Shqipėri, pėr t'i njohur sa mė mirė njerėzit kėtu. Dua qė tė ndihem mirė dhe tė punoj pėr tė arritur rezultate, sepse Shqipėria ka shumė talente”.
Kuzhe, i njohur edhe nofkėn “kumarxhiu”, pėr shkak tė pasionit tė tij tė hershėm pėr ruletin, ka drejtuar vetėm pėr pak muaj pėrfaqėsuesen e Ruandės (tetor 2007-janar 2008), pavarėsisht se federatėn e vendit afrikan kishte nėnshkruar njė kontratė 3-vjeēare, duke zėvendėduar nė detyrė gjermanin Mikael Nees, pasi ky i fundit nuk arriti ta kualifikojė Ruandėn nė finalet e Kupės sė Afrikės 2008.
Nė turneun e parė me Ruandėn (Sesafa Cup tė luajtur nė dhjetor 2007 nė Tanzani), arriti ta shpallė skudrėn e tij nėnkampione, duke humbur me penallti pas rezultatit 2-2 nė kohėn shtesė. Kuzhe tha atėherė pėr radion britanike “BBC”, se ai ndihej krenar pėr arritjen e tij.
“Ne humbėm me penallti, pavarėsisht se ne e meritonim tė fitonim. Ėshtė njė arritje e madhe pėr ne tė arrijmė nė finale. Tani ne duhet tė pėrgatisim ekipin pėr kualifikueset e Kampionatit Botėror 2010”.
Gjithsesi, Kuzhe e braktisi Kombėtaren e Ruandės (6 ndeshje; 4 fitore, 1 barazim, 1 humbje) pas vetėm dy muajsh punė, pėr t'ui drejtuar Japonisė, nga ku mori njė ofertė prej 270 mijė eurosh nė sezon prej JEF Junaitid.
Sipas deklaratave tė Kuzhes nė gazetėn kroate “Jutarni List”, ndarja me Ruandėn ishte miqėsore, ndėrkohė qė theksoi se “kaloi dy muaj tė shkėlqyer nė Ruanda, por nuk mund tė refuzonte ofertėn surprizuese tė Japonisė”.
Kuzhe u shkarkua nga drejtimi i skuadrės japoneze pas vetėm katėr muajsh punė pas njė humbjeje 3-0 kundėr Uravės. Gjithsesi, Kuzhe gėzoi simpatinė e disa trajnerėve nė Japoni. “Ai e nisi punėn nga zero, pasi ekipit iu larguan disa lojtarė, por dhe klubi ndryshoi gjithė stafin e presidentin”, - tha Gertt Engels, trajneri i Uravės.
Ende nuk dihet mė saktėsi, nėse do tė jetė Kuzhe trajneri i Shqipėrisė, dhe a do ta braktisė ai Kombėtaren tonė, nėse ndonjė ekip do t'i ofronte pak mė shumė se 300 mijė euro pėr dy vite punė.